Kjo rregullore është baza formale për funksionimin e Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i cili është themeluar në pajtim me Statutin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë
Neni 1 –Karakteri, Akronimi, Selia dhe Financimi
1.1. Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Dardanisë është organizatë e anëtarësisë rinore të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
1.2. Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Dardanisë e realizon aktivitetin e vet në duke u mbështetur në këtë rregullore dhe programin e tij të punës, në përputhje me statutin dhe programin e LDD-së .
1.3. Akronim i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë është FR LDD.
1.4. FR LDD ka vulën dhe shenjën e vet.
1.5. Selia e FR LDD është në Prishtinë
1.6. Veprimtaria e FR LDD financohet nga Fondi i LDD-së, nga donatorët dhe burime të tjera, në pajtim me ligjet në fuqi.
Neni 2 –Vizioni, Misioni dhe Parimet
2.1. Vizioni i FRLDD
Vizioni i FRLDD është ruajtja e vlerave tradicionale të Kosovës dhe zhvillimi i demokracisë dhe prosperitetit shoqëror bazë të vlerave Euro-Atlantike, përmes avancimit dhe përparimit të gjeneratave të reja në të gjitha fushat e jetës.
2.2. Misioni i FRLDD
Misioni i FRLDD është pjesëmarrja aktive e të rinjëve në jetën politike dhe shoqërore përmes përfaqësimit dhe kontributit të tyre në vendimarrjen partiake dhe shtetërore të Kosovës, si dhe integrimi në rrjedhat politike, arsimore dhe kulturore të rinisë evropiane.
2.3. Aktivititet e FR LDD janë të udhëhequra nga këto parime:
Kultivimi i frymës demokratike dhe shtetërore të Presidentit Rugova
Vendimarrja të përgjegjshme, demokratike dhe transparente
Inkurajimi i kreativitetit dhe pluralizimit të ideve
Përkushtimi, vullnetarizmi dhe kolegialiteti
Bashkëpunimi me institucionet me karakter të ngjajshëm si vendore ashtu edhe ndërkombëtare
Neni 3. Të drejtat dhe detyrimet e anëtareve dhe pushimi i anëtarësisë
3.1. Anëtar i FR LDD mund të jetë çdo anëtar apo simpatizant i LDD nga mosha 16 deri në moshën 30 vjeçare
3.2. Anëtarët e FR LDD kanë të drejtë:
Të marrin pjesë në mbledhjet e strukturës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre politik, në përputhje me dokumentet normative të FR LDD
Të zgjedhin dhe të zgjedhen në të gjitha organet e FR LDD.
Të njihen me çdo vendim të marrë nga organet e FR LDD dhe me të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë që kryejnë ato.
3.3.Anëtarët e FR LDD kanë këto detyrime:
Të respektojnë dhe zbatojnë programin e punës, vendimet dhe aktet e tjera të strukturave përkatëse organizative të FR LDD
Të punojnë për përmbushjen e qëllimeve të Programit të FR LDD dhe të LDD-së.
3.4. Pushimi i anëtarësisë:
Anëtarësia pushon në rast se anëtari-ja largohet me vetëdëshirë apo përjashtohet nga FR LDD.
Çdo zyrtar i FR LDD që nuk është aktiv në nivelin përkatës të organizimit të FR të LDD-së dhe e cili nuk merr pjesë në 3 ( tri ) mbledhje të njëpasnjëshme, si dhe nëse për këtë nuk siguron një sqarim të arsyeshëm ( të pranueshëm ) për mungesën e tij/saj, do të konsiderohet se ka pushuar së ushtruari postin përkatës.
Çdo anëtar mund të lëshojë FR LDD me vullnetin e vet/saj, duke njoftuar me shkrim organin e FR të LDD-së ku ai/ajo e zhvillon veprimtarinë.
Neni 4. Struktura Organizative e FR të LDD-së
FR LDD organizohet në këto nivele:
1. Nëndegë
2. Degë
3. Organet kombëtare
Neni 5. Nëndega
Është njësia bazë organizative e FR LDD. Organizohet në bazë territori sipas vendimit të Kryesisë së Degës së FR LDD . Nëndega e zhvillon veprimtarinë e saj në koordinim me Kryesinë e Degës përkatëse.
Numri i anëtarëve të Kryesisë së nëndegës përcaktohet nga Kryesia e Degës përkatëse.
Me vendim të Kryesisë së nëndegës mund të formohen edhe aktivet e FRLDD. Aktivi ka Kryetarin dhe më së shumti 6 anëtarë të Kryesisë të cilët zgjedhen në tubimin zgjedhor të aktivit.
Nëndega drejtohet nga Kryesia e saj, dhe numri i anëtarëve të saj përcaktohet nga Kryesia e Degës përkatëse, varësisht nga numri i anëtarëve të nëndegës.
Kryesia zgjedhet në Kuvendin Zgjedhor me shumicë votash. Forma e votimit vendoset nga Kuvendi Zgjedhor.
Kryesia zgjedh Kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin
Në Kuvendin Zgjedhor gjithashtu zgjedhen delegatët për Kuvendin e Degës. Numrin e delegatëve e përcakton Kryesia e Degës.
Mbledhjet e Kryesisë së nëndegës i thërret Kryetari ose në mungesë të tij nënkryetari.
Kryesia e nëndegës duhet të mbajë së paku një herë në muaj mbledhje punuese.
Në mënyrë periodike, nëndegët i raportojnë Degës për veprimtarinë e tyre
Neni 6. Dega
Dega e FR LDD formohet me vendim të Këshillit Kombëtar të FR LDD, në bazë komune apo ndarjeje tjetër administrative.
Dega konstituohet në Kuvendin zgjedhor në të cilin marrin pjesë delegatët e zgjedhur nga nëndegët.
Kuvendi zgjedh edhe delegatët për Konventen e FRLDD. Numrin e delegateve nga degët e përcakton Këshilli Kombëtar i FR LDD.
Kuvendi i Degës nga anëtarësia e saj zgjedh me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të tij, Kryetarin dhe Kryesinë e Degës.
Përpos Kryetarit, Kryesinë e Degës e përbëjnë, dy nënkryetarë, sekretari dhe më së shumti edhe 17 anëtarë të tjerë.
Kryetari i Degës udhëheq me punën e degës dhe Kryesinë e saj.
Kuvendi i Degës me parim të njëjtë si të zgjedhjes mund ta shkarkoj Kryetarin dhe Kryesinë e Degës.
Në kuadër të Kryesisë së Degës funksionojnë komisionet e veçanta.
Vendimin për themelimin e komisioneve e merr Kryesia e Degës.
Dega nuk mund të formoj komisione për çështje të politikave programore dhe komisione për marrëdhënieve me jashtë.
Komisionet udhëheqen nga anëtarë të caktuara të Kryesisë së Degës
Kryesia e Degës mund të kooptojë 1/3 e anëtarëve të saj, nga anëtarët me numër më të madh të votave të listës zgjedhore të Kuvendit të Degës.
Mbledhjet e Kryesisë i thërret dhe udhëheq Kryetari. Në mungesë të tij mbledhjet mund t’i udhëheqë njëri nga nënkryetarët ose sekretari i Degës
Për veprimtarinë e tyre degët i raportojnë Kryesisë qendrore në mënyrë periodike, së paku në çdo tre muaj.
FR LDD ka të organizuara edhe degët në diasporë.
Neni 7. Organet Kombëtare
Organet Kombëtare të FR LDD-së janë:
1. Konventa e FR LDD
2. Këshilli Kombëtar i FR LDD
3. Kryetari i FR LDD
4. Kryesia e FR LDD
5. Komisionet Profesionale
6. Bordi Këshilldhënës
Neni 8. Konventa e FR LDD
Konventa është organi më i lartë i FR LDD.
Konventen e përbëjnë delegatët e zgjedhur në kuvendet e degëve. Numrin e delegateve nga secila Degë e përcakton Këshilli Kombëtar i FR LDD.
Konventa i zhvillon punimet e tij nëse janë të pranishëm mbi 2/3 e delegatëve.
Vendimet merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i delegatëve të pranishëm.
Me punën e Konventës udhëheq Kryetari dhe Kryesia e punës e zgjedhur në Konvent.
Konventa e rregullt mbahet së paku çdo dy vite.
Konventën e rregullt mund ta thërras: Kryetari apo Këshilli Kombëtar FR LDD.
Sipas nevojës, mund të thirret edhe Konventa e Jashtëzakonshme
Konventen e Jashtëzakonshme mund ta thërras: Kryetari, Këshilli i Kombëtar i FR LDD, ose 1/3 e delegatëve të Kuvendit.
Delegatët duhet të njoftohen me datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjës së Konventës, si dhe me rendin e propozuar të punës, së paku 7 ditë përpara mbajtjes së mbledhjes.
Konventa e FR LDD:
- Miraton rregulloren organizative të FR LDD
- Orientimet dhe objektivat strategjike të FRLDD
- Miraton ndryshimet dhe plotësimet e dokumenteve normative të FR LDD,
- Aprovon deklarata e rezoluta
- Propozon ndryshimet e dokumenteve normative të LDD per nevojat dhe poziten FR të LDD
- Zgjedh Këshillin Kombëtar të FR LDD në përbërje prej 130 anëtarëve
- Zgjedh Kryetarin e FR LDD
- Shqyrton dhe vlerëson punën e organeve qendrore të FR LDD.
Neni 9. Këshilli Kombëtar i FR LDD
Këshilli Kombëtar është organi më i lartë qeverisës i FR LDD në mes të dy Konventave.
Këshilli Kombëtar i FR LDD mblidhet së paku dy herë në vit.
Mbledhjet e Këshillit i thërret Kryetari i FR LDD, ndërkaq në raste të veçanta mbledhjen e Këshillit Kombëtar mund ta thërras edhe Kryesia apo 1/3 e anëtarëve të tij.
Mbledhjet e Këshillit i udhëheq Kryetari, ndërkaq, në mungesë të tij këtë mund ta bëjnë nënkryetarët apo sekretari i përgjithëshm.
- Këshilli Kombëtar i FR LDD:
Zgjedh dhe shkarkon me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të tij, nënkryetarët, sekretarin dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë me propozimin e Kryetarit.
Nëse me 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve i shpreh mosbesim Kryetarit të FR LDD, atëherë Këshilli thërret Kuvendin e Jashëzakonshëm brenda 30 ditëve.
Aprovon strategjinë zhvillimore të FR LDD të propozuar nga Kryetari
Aprovon programin njëvjeçar të punës të propozuar nga Kryetari.
Shqyrton dhe vlerëson punën e Kryetarit dhe Kryesisë.
Aprovon të gjitha dokumentet normative të FR LDD dhe organet e punës, përpos atyre të aprovuara nga Kuvendi i FR LDD-së.
Aprovon dhe vlerëson raportet financiare të FR të LDD-së
Këshilli Kombëtar i FR LDD ka të drejtë të kooptojë deri 1/3 e anëtarëve të tij nga lista e kandidatëve të propozuar në Konvent, në rast të pushimit të anëtarësisë së anëtarëve aktual të Këshillit Kombëtar.
Këshilli Kombëtar i FR LDD-së përpos Kryetarit, propozon përfaqësuesit e tij në organet drejtuese të partisë.
Neni 10. Kryesia
Kryesia e FR LDD është organ ekzekutiv që drejton punën e FR LDD.
Kryesinë e FR LDD e përbëjnë: 4 nënkryetarë, sekretari i përgjithshëm dhe 19 anëtarë të tjerë. Anëtarët e Kryesisë duhet të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të FR LDD.
Kryesia udhëhiqet nga Kryetari i FR LDD.
Kryesia:
Zbaton vendimet dhe qëndrimet e Konventës dhe Këshillit Kombëtar
Përcjellë realizimin e aktiviteteve nëpër degë dhe nëndegë.
Harton rregullore të posaçme të punës, të cilat i miraton Këshilli Kombëtar i FR LDD.
Mbledhjet e Kryesisë i thërret dhe i drejton Kryetari. Në mungesë të tij, kjo bëhet nga njëri nga nënkryetarët apo sekretari i përgjithshëm.
Kryesia, nën mbikqyrje të Kryetarit, përgatitë raportet periodike dhe propozon rendin e ditës për mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe të Konventës së FR LDD.
Mbanë mbledhje periodike me anëtarët e FR të LDD përfaqësues në insitucionet qeverisëse.
Nënkryetarët, Sekretari dhe anëtarët e Kryesisë:
Udhëheqin individualisht me Komisionet gjegjëse të FR LDD
Propozojnë anëtarët e Komisioneve të cilat i udhëheqin, përpos Komisionit për Platformë Programore, të cilët i nominon Kryetari i FR LDD.
Përgatisin strategjinë zhvillimore të Komisioneve respektive dhe planet njëvjeçare të punës tyre
Planifikojnë dhe koordinojnë punën e komisioneve
Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të FR LDD përfundon edhe mandati i anëtarëve të kryesisë së mandatuar nga Kryetari përkatës
Neni 11. Kryetari
Kryetari zgjedhet në Kuvend nga së paku dy kandidatura, me votim të fshehtë dhe me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm.
Të drejtë kandidimi për kryetar kanë vetëm kandidatët që janë delegat të Konventes të FR LDD.
Kryetari mund të rizgjedhet.
Kryetari përfaqëson FR LDD në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Udhëheq me punën e FR LDD dhe për të i përgjigjet Konventës dhe Këshillit Kombëtar.
Aprovon propozimet për strategjinë zhvillimore të Komisioneve individuale të FRLDD
Në bashkëpunim me Kryesinë përgatitë strategjinë zhvillimore të FR LDD dhe programin e punës
Kryeson mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe implementon vendimet e tij.
Propozon përbërjen e Kryesisë.
Thërret mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të FR LDD.
Autorizon personat për përfaqësimin e FR LDD dhe cakton përbërjen e delegacioneve për përfaqësim të FR LDD.
Siguron prezentimin e fuqishëm të imazhit pozitiv të FR LDD
Neni 12. Komisionet
Në kuadër të Kryesisë së FR LDD funksionojnë komisionet e veçanta, të cilat janë organe profesionale me karakter planifikues dhe operacional.
Anëtaret e Komisioneve duhet të jenë anëtarë të FR LDD.
Anëtarët e Komisioneve i miraton Kryesia.
Komisionet duhet të kenë së paku 5 anëtarë.
Komisionet e FR LDD dhe udhëheqësit e tyre respektiv janë:
a) Komisioni për Platformë Programore dhe Zhvillim të Politikave, njëri nga
nënkryetarët. Anëtarë të këtij komisioni duhet të jenë anëtarët e Kryesisë pa protofol dhe anëtarë të tjerë.
b) Komisioni për Zhvillim Organizativ dhe të resurseve njerëzore, njëri nga
nënkryetarët
c) Komisioni për Marrëdhënie me Publikun, njëri nga nënkryetarët
d) Komisioni për Financa, njëri nga nënkryetarët
e) Komisioni për Punë me Degët dhe Rekrutim, sekretari i përgjithshëm
f) Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë, anëtar i Kryesisë që mban titullin e
sekretarit për marrëdhënie me jashtë
g) Komisioni për Edukim, anëtar e Kryesisë
h) Komisioni për Shëndetësi, anëtar i Kryesisë
i) Komisioni për Politikat Lokale të Rinisë, anëtar i Kryesisë
j) Komisioni për Çështje Juridike dhe Statutore, anëtar i Kryesisë
k) Komisioni për Teknologji Informative, anëtar i Kryesisë
l) Komisioni për Mbrojtje të Ambientit, anëtare e Kryesisë
m) Komisioni për Barazi Gjinore, anëtare e Kryesisë
n) Komisioni për Sport, anëtar i Kryesisë
o) Komisioni për Kulturë, anëtar i Kryesisë
Me propozim të Kryetarit të FR LDD dhe aprovim të Këshillit të Përgjithshëm mund të riformulohet mandati i komisioneve të lartëpërmendura dhe të krijohen edhe komisione të reja që udhëhiqen nga anëtarë të zgjedhur të Kryesisë.
Neni 13. Bordi Këshilldhënës
Bordi Këshilldhënës është organ konsultativ i FR LDD-së.
Bordin Këshilldhënës e përbëjnë eksperte të lëmenjve të ndryshëm.
Bordi Këshilldhënës jep ide, këshilla dhe sygjerime në lidhje me veprimtarinë e FR LDD.
Bordin Këshilldhënës e emëron Kryetari me aprovim të Këshillit të Përgjithshëm.
Anëtarët e Bordit Këshilldhënës jo doemos janë anëtarë të FR LDD-së.
Neni 14. Hyrja në fuqi e Rregullores së FR LDD
Kjo rregullore hyn në fuqi me aprovimin e saj nga Konventa e FR LDD