ORIENTIMET STARTEGJIKE
PARATHËNIE
Përmbledhja ekzekutive
Vizioni dhe misioni
Objektivat strategjike
ORIENTIMET strategjiKE
Konditat kryesore për realizimin e ORIENTIMEVE STRATEGJIKE
PARATHËNIE
Orientimet strategjike të FRLDD përfshijnë periudhën kohore 2007 – 2009, gjegjësisht periudhen imediate pas statusit final të Kosovës.
Përpilimi i këtyre orientimeve strategjike është bërë me qëllim që FRLDD të zhvillohet, forcohet dhe faktorizohet në veprimtarinë e tij politike si brenda ashtu edhe jashtë LDD-së, dhe të bëhet forcë prirëse e rinisë në Kosovë brenda dy viteve të ardhshme.
Këto orientime strategjike janë rezultat i një procesi pjesëmarrës dhe inkluziv brenda FRLDD, që ka rezultuar me përcaktim të vizionit dhe orientimeve strategjike zhvillimore për rininë e LDD-së.
Në përkrahje të këtyre orientimeve strategjike është përpiluar edhe draft rregullorja organizative, e cila do të mundësoj dhe përparoj qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e FRLDD-së.
FRLDD me punë të përkushtuar dhe me përkrahjen e LDD-së do t’i vë në jetë objektivat e tij strategjike dhe do të kultivoj frymën demokratike dhe vizionin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.
Demush Bajraktari, Kryetar
Përmbledhja ekzekutive
Orientimet strategjike të FRLDD-së janë rezultat i analizës gjithëperfshirëse të rrethinës strategjike dhe analizës së brendshme organizative të tij.
Si rezultat i këtyre analizave janë përcaktuar:
Vizioni i FRLDD-së, i cili ngërthen në vete vlerat tradicionale të Kosovës dhe aspirimin e saj për integrim në NATO dhe Union Evropian.
Objektivin e përgjithshëm i cili mëton zhvillimin e strukturës organizative dhe promovimin e lidershipit inovativ të FRLDD-së dhe rritje të komunikimit të hapur dhe besueshmërisë së elektoratit rinor në vizionin dhe programin politik të LDD-së
Orientimet strategjike, me të cilat i jepin drejtim afatmesëm zhvillimit të FR LDD
Konditat kryesore për realizimin e orientimeve strategjike
Rregullorja organizative me të cilën është përcaktuar ana formale e qeverisjes së FRLDD.
Vizioni dhe Misioni
Vizioni i FRLDD
Vizion i FRLDD është ruajtja dhe kultivimi i vlerave tradicionale të Kosovës dhe zhvillimi i demokracisë dhe prosperitetit shoqëror në bazë të vlerave Euro-Atlantike, përmes avancimit dhe përparimit të gjeneratave të reja në të gjitha fushat e jetës
Misioni i FRLDD
Misioni i FRLDD është pjesëmarrja aktive e të rinjëve në jetën politike dhe shoqërore përmes përfaqësimit dhe kontributit të tyre në vendimarrjen partiake dhe shtetërore të Kosovës, si dhe integrimi në rrjedhat politike, arsimore dhe kulturore të rinisë evropiane.
PARIMET E QEVERISJES SË FRLDD:
Kultivimi i frymës demokratike dhe shtetërore të Presidentit Rugova
Vendimarrje të përgjegjshme, demokratike dhe transparente
Inkurajimi i kreativitetit dhe pluralizimit të ideve
Përkushtimi, vullnetarizmi dhe kolegialiteti
Bashkëpunimi me institucionet me karakter të ngjajshëm si vendore ashtu edhe ndërkombëtare
OBJEKTIVAT STRATEGJIKE
ELEKTORATI
Rritja e besueshmerisë dhe elektoratit të të rinjëve përmes inkurajimit të komunikimit të hapur dhe adresimit institucional të nevojave zhvillimore të rinisë në Kosovë
ANËTARËSIA
Rritja e anëtarësisë së rinisë në LDD dhe ofrimi i mundësive për zhvillimin e kapaciteteve dhe pjesëmarrjes së anëtarëve të FRLDD në politikë – bërje dhe vendimarrje brenda partisë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Zhvillimi dhe fuqizimi i strukturës së FRLDD në të gjitha nivelet organizative në Kosovë dhe diasporë.
UDHËHEQJA
Promovimi i lidershipit inovativ të FRLDD në të gjitha nivelet drejtuese të partisë ashtu edhe në institucionet qeveritare, si dhe aderimi në organizatat ndërkombëtare të rinisë me orientim të ngjashëm.
OBJEKTIVA E PERGJITHSHME
Zvillimi i strukturës organizative dhe promovimi i lidershipit inovativ të FRLDD-së permes komunikimit të hapur me elektoratin rinorë dhe rritjes se besimit në vizionin dhe programin politik të LDD-së, si dhe integrimi në organizatat ndërkombëtare të rinisë.
ORIENTIMET STRATEGJIKE
Kultivimi dhe promovimi i frymës demokratike dhe shtetërore të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës.
Zhvillimi i strukturës organizative të FRLDD në koherencë me aspiratat dhe nevojat e rinisë Kosovare
Krijimi i politikave pjesëmarrëse në nivel lokal dhe nacional për nevojat zhvillimore dhe profesionale të rinisë
Ndërtimi i marrëdhenieve me publikun dhe mediat si dhe angazhimi i kuadrove profesionale
Integrimi në organizatat simotra ndërkombëtare të rinisë
KONDITAT KRYESORE PËR REALIZIMIN E ORIENTIMEVE STRATEGJIKE
Sigurimi i burimeve financiare stabile
Përmirësimi i infrastukturës nëpër degë
Përkrahja e përkushtuar e strukturave udhëheqëse të partisë
Pjesëmarrja aktive në vendim-marrjen partiake
Përkushtimi i udhëheqjes së FRLDD në të gjitha nivelet në realizimin e orientimeve strategjike