LDD: Zgjedhjet nacionale të mbahen sivjet

Feb 8, 2013

Nën kryesimin e z. Hajrush Bajraliu, sekretar i përgjithshëm i LDD-së, është mbajtur mbledhja e kryesisë me kryetar të degëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

deget 004

Për aktualitetin politik në vend të pranishmit i ka njoftuar nënkryetari i LDD-së, z. Lulzim Zeneli. Ndër tjera nënkryetari Zeneli ka thënë: ” LDD kërkon të zhbllokohet reforma zgjedhore dhe me ligj të reformuar në vitin 2013 të mbahen zgjedhjet nacionale. Ka shumë arsye për kërkesën e LDD-së. Kanë dal shumë të palara në këto dy vite në publik dhe është koha që Kosova të mund të ec fuqishëm përpara, që të ketë institucione tjera, një Parlament tjetër. LDD i ka munguar shumë skenës politike në Kosovëdhe fuqishëm do t’i kthehet asaj në 2013.”

deget 005

Në këtë mbledhje, sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Hajrush Bajraliu i ka njoftuar kryetarët e degëve me përgatitjet që po bëhen për shënimin e përvjetorit të 6 të themelimit të partisë. Ai i ka njoftuar edhe degët me detyrat e secilës në lidhje me organizimin sa më të mire të këtij përvjetori. “Meqenëse data e themelimit të partisë është njejta me datën e shpalljës së pavarësisë së shtetit të Kosovës, manifestimi i themelimit të partisë do të mbahet një ditë më herët, pram ë 16 shkurt, në “Grand Hotel Prishtina” në Prishtinë dhe fillon në ora 12:00” – ka thënë ndër tjera z. Bajraliu.

deget 003

Pas përfundimit të takimit, kryetarët e degëve të Prishtinës, nën kryesimin e kryetarit të LDD-së, së Prishtinës, z. Shar Pllana, mbajtën një takim në të cilin u ndanë detyrat konkrete rreth organizimit të manifestimit të përvejtorit të partisë.

deget 006