“Pavarësi, Paqe, Prosperitet”
· Lidhja Demokratike e Dardanisë është parti e qendrës së djathtë, veprimtarinë e vet e mbështetë në parimet e filozofisë politike të presidentit Rugova. LDD mbledh të gjitha shtresat e shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës duke u bazuar në vlerat dhe parimet e demokracisë, civilizimin evropian, traditën dhe identitetin e popullit të Kosovës.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë punon për Kosovën shtet të pavarur e sovran, të integruar në BE, NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet për shtet ligjor, për një shoqëri të hapur dhe konkurrente, mbështetur në vlera humane, kombëtare dhe profesionale.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë respekton dhe mbron parimet e demokracisë qytetare, respekton diversitetin etnik, kulturor dhe religjioz, angazhohet për drejta të plota të minoriteteve në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe botërore.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet për ngritjen e raporteve fqinjësore me të gjitha vendet fqinje dhe në kuadër të partneritetit të përbashkët.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet për ngritjen e raporteve dhe lidhjeve me Republikën e Shqipërisë në rrafshin shtetëror e kombëtar dhe në kuadër të prezantimit të interesave të përbashkëta.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë bashkëpunon me të gjitha partitë politike në vend që punojnë dhe angazhohen në realizimin e vizionit të Kosovës në përputhje të plotë me vullnetin dhe interesat e qytetarëve të saj. Po ashtu LDD-ja bashkëpunon me të gjitha partitë demokratike në Evropë dhe SHBA.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet, për zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe të iniciativës së lirë, për shfrytëzim racional të pasurive kombëtare dhe të potencialit natyror duke mos rrezikuar aftësitë regjeneruese.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë punon për një edukim modern. Në rrafshin kombëtar angazhohet në ngritjen e cilësisë së arsimit, me reforma përmbajtësore në sistemin e arsimit publik dhe privat, zhvillimin e punës kërkimore, shkencore dhe të veprimtarisë krijuese.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet për një sistem shëndetësor të decentralizuar, cilësor dhe funksional. Shëndetësia dhe struktura shëndetësore janë elemente të rëndësishme të stabilitetit social dhe të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet për një jetë dhe mjedis të shëndoshë, për qytetarët e Kosovës, në përputhje me normat dhe standardet evropiane të ambientit dhe të shëndetit publikë.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet, që gjeneratat e shtyer në moshë të kenë përkujdesje të garantuar institucionale, të fuqizohet solidariteti, humanizmi dhe respekti midis gjeneratave.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet, për mbështetje të veçantë për të gjitha fushat e artit dhe kulturës, avancimin dhe edukimin e artistëve të rinj dhe promovimin e veprave të tyre në arenën ndërkombëtare.
· Lidhja Demokratike e Dardanisë angazhohet që rinia dhe gruaja si kategori të veçanta të shoqërisë të ketë mbështetje institucionale duke garantuar infrastrukturë të nevojshme politiko-juridike për pjesëmarrje aktive në proceset e gjithmbarshme të zhvillimit dhe integrimit të vendit.