REAGIM I KRYESISË SË LDD-së

Feb 24, 2013

logo1

Kryesia e LDD-së përmes një deklartate reagon ashpër ndaj veprimit të një grupi të antarëve të degës së LDD-së në Ferizaj, duke proklamuar gjoja “Bashkimin e dëgëve të LDD-së dhe të LDK-së”.

Kryesia e LDD-së një veprim të till e vlerëson jostatutar, politikisht të papërgjegjëshëm dhe në shërbim të drejtëpërdrejtë të interesave përsonale klandestine të një grupi të caktuar.
Sipas Kryesisë së LDD-së, Manipulimet e tilla në emër të LDD-së nga individët e till, si duket tashmë, janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë politike e që për fat të mirë vazhdimishtë janë demaskuar dhe kanë marrë përgjigjje meritore nga anëtarësia besnike e LDD-së.
“Padyshim se secili individ ka të drejtë të përcaktoj qartë bindjet e veta politike dhe subjektin ku dëshiron të veproj, por në të njëjtën kohë askush nuk ka të drejtë të manipuloj dhe të keqëpërdor emrin e një subjekti poltik, e aq më pak të LDD-së e cila në vazhdimësi është dëshmuar për politika parimore, të qëndrushme dhe nacionale” thuhet në reagimin e Kryesisë së LDD-së.
Lidhja Demokratike e Dardanisë do të vazhdoj fuqishëm aktivitetin e vet në Ferizaj dhe fton antarësinë e gjërë të saj,  që të mos bie pre e manipulimeve të tilla politike dhe paralajmëron se në afatin sa më të shpejtë kohorë do të mbledhë kuvendin dhe strukturat e saja për ti adresuar të gjitha qështjet të cilat kërkojnë zgjidhje në degën e LDD-së në Ferizaj përfundon deklarata e kryesisë së LDD-së.