Dega e LDD-së në Zvicër dhe Evropë, si pjesë të pandara të LDD-së në Kosovë po ndjekin me vëmendje të veçant zhvillimet e fundit në këtë parti dhe assesi s’ka si të jetë indiferente ndaj dukurisë së shëmtuar të kalimit të disa anëtarëve dhe “udhëheqësve” të Degës së LDD-së në Ferizaj në LDK.

Dega e LDD-së në Zvicër, konsideron se këto kërcime prej një partie në tjetrën po bëhen, jo për shkak të bindjeve politike e përcaktimeve programore, por thjeshtë për interesa të ngushta përsonale. Ne dardanët e Zvicrës, këto sjellje të papjekura politike të këtyre grupeve, jo vetëm që nuk do të na dekurajojnë në angazhimet tona të përditëshme në realizimin e objektivave programore, por gjithsesi do të jenë një motiv më tepër për ta realizuar me besnikëri filozofinë politike të Presidentit historik, Dr, Ibrahim Rugova dhe pasardhësit të tij më besnik, Akademik Nexhat Dacit.
Veprimet destruktive dhe ambiciet e sëmuara karrieriste të disa servilëve politik, qofshin ata ose ato edhe “udhëheqës” të ndonjë dege , vetvetiu po dëshmojnë se grupe te tilla, asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim parësor avancimin e interesit kombëtar, shtetëror a partiak, por realizimin e synimeve përsonale, duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës.
Saherë që është në pyetje një interes tjetër më i “madh” personal, tipat e tillë harrojnë “bukën e moqme” dhe shiten si një plaçkë e hudhur në treg. Ata që janë mësuar vetëm të zhvatin, të shtyhen brrylash dhe që nuk kanë asnjë pikë ideali apo bindje politike e partiake, janë si një mish i huaj në trupin e shëndosh të LDD-së, ndaj bëjnë mirë që ecin. Jemi të sigurt se individët e tillë që janë mësuar të shetisin dhe t’i ndrrojnë “bindjet” e tyre për çdo ditë, nuk i duhen askujtë. Sa më parë që LDD-ja të lirohet nga personat e tillë që kokorizën diku e vezën e bëjnë diku tjetër, do të jetë më stabile politikisht, më e fortë organizativisht dhe gjithsesi do ta ketë më të lehtë realizimin e të gjitha objektivave të saj programore.
Thashethemet e deklaratat të cilat sa vinë e bëhen më të zhurmshme, kanë për qellim dezinformimin e opinionit publik, krijimin e hutisë, po më shumë kanë për qëllim të krijojnë një konfuzion te anëtarësia e LDD-së Kjo papjekuri e disa adoleshentëve politik që deri tani kanë bërtitur si altroparlant të shkoqur për LDD-në, ne dardanëve në Zvicër dhe kudo në Evropë, as nuk na habitë e as nuk na luhatë në rrugën dhe përcaktimin tonë të drejtë politik. Megjithëse individ të ndryshëm , kohë më parë janë përpjekur të përçajnë e të mbjellin mosbesim edhe në Degën e LDD-së në Zvicër, falë unitetit të anëtarëve dhe besimit të madh në vizionin e Akademik Nexhat Dacit si trashiguesi më besnik i programit politik të presidenit Ibrahim Rugova, kemi arritur t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe tani kemi krijuar një unitet të pathyeshëm. Ishin këto disa nga arsyet pse e kemi parë të udhës të sqarojmë opinionin publik dhe anëtarësinë e gjerë me këtë letër publike.
Në këtë rast, ne dardanët në Zvicër dhe kudo në Evropë, hedhim poshtë me përbuzje të gjitha veprimet karieriste dhe të papjekura politike të gjithë atyre që interesin personal e kanë nxjerrë mbi interesin kombëtar, shtetëror e partiak. Të tillët që fatmirësisht nuk janë shumë, le të shkojnë ku të dojnë, pasi që ata janë zëra të shkretë dhe të vetmuar.
Në fund të këtij reagimi, ketyre individëve ua rikujtojmë një thënie te Shekspirit i cili thotë: “vlera e njeriut matët sa ka armiq“ por ne nuk mund t´i konsiderojmë si të tillë sëpse kemi punuar e vepruar bashkarisht, por vetëm po ua rikujtojmë, se Lidhja Demokratike e Dardanisë më Liderin e saj të ndritur Akademik Nexhat Daci, është parti e vlerave, parti qe më besnikeri të pashoqe po bartë më vete visionin e Profetit të kombit shqiptar, Presidentit të pavdekëshëm e historik, të Republikës së Kosovës, Dardanisë Antike, Dr.Ibrahim Rugova.
Lidhja Demokratike e Dardanisë, nuk është kundër bashkëpunimëve në koalicion më partitë e djathta , sidomos më LDK-në, ajo, është kundër individëve që nën rrogoz mundohën të sjellin konfuzione në masë. Dhe besoj së të gjithë e dimë, së kjo formë është forma e nivelit më të ulet njërëzorë. Pra, ne jemi të bindur se mbrapa nuk i kanë as anëtarët e familjeve të tyre, thuhet në reagimin e kryetarës së Degës të LDD-së në Zvicër dhe sekretares për Evropë, zonjës Zize Pepshi.