Reagim nga Lipjani

Feb 27, 2013

Me krejt këta veprimtarë që janë numëruar në shkrimin “LDK flet ndryshe, vepron ndryshe” kam pasur rastin të punoj edhe në LDK por edhe në LDD. Pa dashur ta fyej askënd po ekziston nje minimum i sjelljës parimore edhe në politikë.

halit

Askush me dhunë nuk na ka detyruar t’i bashkangjitemi karavanit të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë në LDK e njashtu edhe në shtëpinë tonë të re LDD me filozofinë Rugoviane në ballë. E potencova filozofinë Rugoviane sepse gjatë qeverisjes së LDK me PDK as që përmendej kund se ka ekzistuar Ibrahim Rugova e le më filozofia e tij. Dikush mund të thotë po edhe Dega e LDD ne Lipjan kryetar i së cilës jam unë është në koalicion me PDK. Po është e vërtetë, unë dhe Dega e LDD në Lipjan këtë marrëveshje për bashkëqeverisje e kemi bërë gjithmonë duke u konsultuar me Akademik Dacin.

Disa që më kanë kritikuar shumë mua përsonalisht për këtë marrëveshje, të parët i kanë lëshuar radhët e LDD pa pasur asnjë arsye për ta bërë këtë sepse kanë qenë ndër njerëzit më ta llastuar nga Akademik Daci por edhe ne, veprimtarët tjerë të LDD. LDD në Lipjan edhepse nuk ka shumë vota po janë vota dhe anëtarësi shumë e sinqertë, të zhveshur prej ndonjë interesi klanor apo grup interesi. Është subjekt shumë i respektuar sepse që nga fillimi i vitit 2008 nuk ka ndodhur që ndonjë veprimtar apo anëtar t’i lëshoj radhët.

Thirrje ka pas prej te gjitha subjekteve e më së shumti kemi qenë të sulmuar nga LDK. Deshta të besoj në sinçeritetin e Ismet Beqirit pas fjalimit te zjarrt që e mbajti në përvjetorin e LDD. Unë e kuptoj që ndoshta edhe nuk i shkon fjala por edhe njeherë u dëshmua se te politika e jonë më së paku duhet kërkuar sinçeritetin. E kam thënë në mbledhjet e Kryesisë së LDD e po e them edhe këtu, thirrja e isa mustafës ( edhe unë e shkrove me shkronja të vogla ) ka pas vetëm një qëllim, që sa më shumë t,i zvogëloj radhët e LDD e me këtë edhe frymën e filozofisë Rugoviane .

E shkrova me shkronja të vogla emrin e Kryetarit aktual të LDK se me të vërtetë është shumë i vogël ta udhëheq këtë organizim kolosal politik amanet i Dr.Ibrahim Rugovës. Për të gjallë të Ibrahim Rugovës, kryetari aktual i LDK nuk ka pranuar (ose nuk ia ka mbajtur të pranoj apo është “porositur” ) asnjë funksion në LDK apo në pushtetin e LDK. Kur të kihen parasysh këto fakte nuk ke se si pret më shumë nga ky lidership i LDK.

Njerëzit bashkohën në një subjekt politik për të realizuar interesat e caktuara të përbashkëta, pra është bashkim vullnetar. Siç është bashkimi vullnetar edhe largimi është vullnetar.

Unë, sinçerisht kam pritur së paku prej Sahitit dhe Sinaveres që, në Kryesinë e LDD e sjellin njoftimin se deri sot kemi qenë bashkë e prej ditës së nesërme ne nuk jemi këtu po diku tjetër. Po ja që edhe kësaj radhe nuk i paskam njohur njerëzit!

Halit Gashi, anëtar i Kryesisë së LDD-së dhe kryetar i degës së LDD-së në Lipjan